Avdullah Hoti: Nuk ka përçarje, LDK-ja do të dalë unike dhe gardiane për mbrojtjen e shtetit të Kosovës 

01.06.2018 13:15:16

Shefi i grupit parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës,  z. Avdullah  Hoti  në një postim në facebook është shprehur çartë për luftën speciale që në kohët e fundit është bëre për përçarjen e LDK-së. Ai vazhdoiedhe  pse kjo luftë po bëhet gjithnjë e më e ashpër kunder  LDK-së, LDK do të jetë unike dhe gardiane për mbrojtjen e shtetit të Kosovës.

Postimi i plotë i z.Hoti në facebook:

Lufta speciale për përçarjen e LDK-së duke përdorur platformën për dialog do të dështojë.
Luftë e njëjtë zhvillohej edhe para disa muajsh, duke shfrytëzuar marrëveshjen e demarkacionit.
Atëherë dhe prapë tash, LDK-ja do të dalë unike dhe do të jetë gardiane e shtetit të Kosovës.
LDK po punon shumë për të hequr qafe këtë regjim që po dëmton interesat e shtetit çdo ditë dhe po zhvat pasurinë publike në të gjitha format.