Avdullah Hoti para takimit në Shtëpinë e Bardhë, i fton në një...

Avdullah Hoti para takimit në Shtëpinë e Bardhë, i fton në një takim liderët politikë

17.06.2020 09:12:47

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti në prag të mbajtjes së takimit në Uashington, ka ftuar liderët politik në një takim të përbashkët.

 Hoti këtë e bëri të ditur në një postim në Facebook.

“Me qëllim të bashkërendimit të qëndrimeve të spektrit politik të vendit, në procesin e dialogut me Serbinë, si dhe në vigjilje të vizitës në Ëashington, i ftova liderët partiakë për një takim të përbashkët të Forumit të liderëve, i cili do të mbahet nesër në orën 11:00 në Zyrën e Kryeministrit!”, ka shkruar Hoti.