Avdullah Hoti pritet në takim nga ambasadori i Francës në Kosovë

07.06.2018 16:16:37

Shefi i Grupit të kuvendarëve të LDK-së në Kuvendin e Kosovës, z. Avdullah Hoti, i shoqëruar nga Imri Ahmeti, anëtar i kryesisë së LDK-së dhe kryetar i komunës së Lipjanit, kanë takuar ambasadorin e Frencës në vendin tonë, Didier Chabert.

Në një postim të shkurtër në facebook, z. Hoti bën të qartë se ky takim ishte realizuar me ftesë të ambasadorit Chabert, dhe është biseduar për zhvillimet në Kosovë dhe për, siç ka thënë ai, dniamikën politike në BE.

Ky është postimi i plotë i z. Hoti në facebook:

Se bashku me z.Imri Ahmeti, takuam Ambasadorin e Frances dhe zevendesen e tij. E falenderoj per ftesen ne rezidencen e tij. Biseduam gjate per zhvillimet ne Kosove dhe dinamiken politike ne BE.
Kosova eshte e bekuar per miqesine qe ka me Francen