Avdullah Hoti priti në takim mikun e Kosovës z. Bernard Kouchner

20.02.2018 17:55:18

Kryetari i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës Avdullah Hoti priti në takim z. Bernard Kouchner

Kryetari i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës Avdullah Hoti priti në takim mikun e Kosovës dhe të Presidentit Historik Rugova, z. Bernard Kouchnerin .

Z. Kouchner vlerësoi lart kontributin e Lidhjes Demokratike të Kosovës në shtet ndërtimin e vendit dhe konsistencën e vazhdueshme në përkushtimin për integrimet euroatlantike. 
Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, z. Hoti, falënderoj z. Kouchner për angazhimin tij në shtet ndërtimin e vendit si dhe e cilësoi si tepër të çmueshme mbështetjen e Francës si dhe të vet z. Kouchner në përpjekjet e Kosovës për zhvillim ekonomik dhe anëtarësim në organizmat e rëndësishëm ndërkombëtar.