Avdullah Hoti: Qeveria do të bie

23.10.2017 22:31:11

Shefi i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Avdullah Hoti, ka theksuar se ata në zgjedhjet e së dielës janë konfirmuar si partia e parë në vend.

Ai në emisionin “Debat D” të RTV Dukagjini, ka thënë se është shumë i rëndësishëm kthimi i LDK-së si parti e parë, duke shtuar se “kemi një pranim të gjerë të vlerave që i bart kjo parti në të gjitha komunat”.

Hoti ka folur edhe për qeverisjen qendrore, për të cilën ka theksuar se nuk do ta ketë jetën e gjatë, duke shtuar se nuk i ka votat e nevojshme për të funksionuar.

“Unë pres që në mënyrë të natyrshme kjo qeveri do të bjerë. Nuk është shumica e nevojshme në Kuvend, për të funksionuar normalisht seancat. Brenda koalicionit qeverisës ka një partner siç është Lista Serbe, e cila do të kërkojë koncesione që nuk do të mund të vazhdojnë jetëgjatësinë e kësaj qeverisje”, ka shtuar ai