Avdullah Hoti: Thaçi ta pyet Blerim Shalën se cili ka qenë qëndrimi i Presidentit Rugova për shkëmbimin e territoreve

20.02.2019 16:49:05

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti, ka shkruar se presidenti Rugova e ka refuzuar kategorikisht idenë e ndarjes territoriale të Kosovës.

Përmes një postimi në Facebook, Hoti ka thënë se presidenti Thaçi nuk mund të thirret në deklarimet e presidentit Rugova për të përligjur aktet e veta kundërkushtetuese.

Ai madje i ka kërkuar Thaçit që ta pyet këshilltarin e tij Blerim Shalën për këtë çështje.

Postimi i plotë:

Presidenti Rugova e ka refuzuar kategorikisht idenë e ndarjes territoriale te Kosovës. Kjo është e vërteta.
Presidenti aktual nuk mund te thirret ne deklarimet e Presidentit Rugova për te përligjur aktet e veta kunderkushtetuese.
Lexoni ne vijim se çfarë thotë Presidenti Rugova ne një interviste për gazetën “Zëri”, te cilën e ka zhvilluar këshilltari aktual i Presidentit Thaci, z.Blerim Shala ne vitin 2004. Le ta pyet z.Shala, te cilin e ka ne zyre