Avdullah Hoti: Vazhdoni punën tuaj të shenjtë të numërimit

11.06.2017 20:54:30

Kandidati për kryeministër nga LDK-AKR-Alternativa, Avdulla Hoti, u ka bërë thirrje komisionerëve, vëzhguesve dhe anëtarëve të LDK-së ta vazhdojnë numërimin e votave.

“Ju lutem, vazhdoni me punën tuaj te shenjte te numërimit dhe ruajtjes te votës se qytetarit. Vetem ju e dini cili eshte vullneti i qytetareve”, shkruan Avdullah Hoti në profilin e tij në Facebook.