Avioni rrëzohet dhe bie në det, shpëton 70-vjeçari

15.08.2016 09:27:43

Një aeroplan ka përfunduar në det në një gjatë një spektali, duke bërë që spektatorët e tronditur të hidhen në ujë për të shpëtuar pilotin.

Ngjarja ka ndodhur në brigjet e Herne Bay, në Britani, rreth orës 15:30 kur piloti i avionit të lehtë, një 70-vjeçar, ka humbur kontrollin dhe ka përfunduar në det, përcjell TCH.

Një dëshmitar ka deklaruar për “MailOnline” se piloti ka qenë nën ujë për rreth 1 minutë deri në momentin kur avioni u rrotullua nga spektatorët, të cilët e nxorën më pas në breg.

Sipas policisë piloti 70-vjeçar kishte vetëm disa lëndime të lehta dhe ishte jashtë rrezikut për jetën.