Avni Dehari, poezi për të birin: “Pse të vranë o Astrit Dehari!?”

07.11.2016 22:56:20

Avni Dehari, i cili në dy vitet e fundit humbi dy djemtë e tij, Arbënorin dhe Astritin, ia ka kushtuar një poezi djalit të tij Astritit, i cili para dy ditësh vdiq në rethana të pasqaruara në Burgun e Prizrenit.

Veprimtari i çështjes kombëtare dhe shkrimtari Avni Dehari, në një profil në Facebook, ka disa shkrime, kryesisht poezi, të cilat i ka plasuar nga përmbledhjet e deritashme.

Lexojeni poezinë e Avni Deharit, kushtuar djalit të tij Astritit:

PSE TË VRANË O ASTRIT DEHARI!? 

U hap lajmi si rrufe
Lajm ugur po për atdhe,
E torturuen pastaj e vranë
Astrit Deharin djal bujar.

Atje n´burg mbyllun me dry
Korba t´zi ia kan msy,
U thanë lulet, e thanë barin
Kur e vranë Astrit Deharin.

Drini Bardhë e ndal valërimin
Prizerenit ia vranë gzimin,
Kur u vra Astriti djal
Po ja qojnë Arbnorit n´varr.

O Astrit djal i Arbnisë
Djal besnik i Dardanisë,
Tanë shoqnia po lotojnë
Dhe familjen ta ngushllojnë.

Ti ngushllojnë babe e nanë
Ta ngushllojnë nusen e re,
Tash Arbnorin merre ngryk
Se u flijove për atdhe.

O Astrit ti lul` bajraku
Pa Ty hije ma ska konaku,
Mundi yt nuk ka shkue kot
Hero i vërtetë për jetë e mot!

Avni Dehari