Avni Zogiani akuza të rënda Fisnik Ismailit: I more 3 milionë

23.01.2018 16:14:07

Përplasjet brenda zyrtarëve të Lëvizjes Vetëvendosje nuk kanë të ndalur. Kriza për mospajtime në mes tyre veç po zhvillohet çdo ditë e më shumë.

Shumicën e kohës, anëtarët e “përbetuar” të këtij subjekti, po e zgjedhin Facebook-un për t’i nxjerr të “palarat’ e organizatës së tyre që deri më tani i kanë mbajtur të fshehura.

Avni Zogiani , ish kandidat për kryetar të Fushë Kosovës nga Lëvizja Vetëvendosje ka përdorur ironinë ndaj Fisnik Ismailit, dukë thënë se “Qenka prek ne seder edhe Fisi a?’, koment ky që zgjoi edhe reagimin e këtij të fundit.

Madje Zogiani, e ka akuzuar bashkëpartiakun e tij se për t’u bërë deputet, i shfrytëzoi 3 milionët e Postës së Kosovës.Image