Avokado, një mrekulli për bukurinë dhe dietën

16.04.2017 16:51:12

I pasur me përbërës ushqyes, avokado, i karakterizuar nga forma e dardhës ka brenda tij një bërthamë të madhe dhe një tul të ëmbël e të butë që varion nga ngjyra e verdhë-jeshile në të verdhë të zbehtë.

Frutë, perime dhe yndyrë, një tris shije për avokadon, i vetmi ushqim në botë që klasifikohet si frutë, dhe në realitet përdoret si perime, i pasur me vlera ushqyese, është mjaft i mirë edhe për bukurinë.

I mirë për lëkurën

Avokado është e pasur me betakaroten dhe glutation, dhe është mbrojtës ndaj rrezeve të diellit. Gjithashtu përmban vitamina A dhe E, dy antioksidantë të fuqishëm që ndihmojnë lëkurën të jetë elastike dhe ngadalësojnë plakjen e qelizave, duke luftuar edhe efektin e radikaleve të lira.

I mirë për dietën

Çdo avokado përmban shumë kalium, madje më shumë se banania, por është i pasur edhe me acid yndyror linoleik dhe Omega 3, në gjendje të stimulojë prodhimin e kolesterolit të mirë, dhe pengojnë depozitimin e kolesterolit të keq. Pra, përdorimi i rregullt i tij ndihmon në rënien në peshë dhe kjo falë fibrave ushqyese që shtojnë ndjesinë e ngopjes.

I mirë për shëndetin

Studime të ndryshme tregojnë se një sasi e mirë kaliumi është në gjendje të reduktojë tensionin e gjakut. Vitamina A në avokado është e rëndësishme për shikimin, vitaminat B (B1 dhe B2) janë thelbësore për rritjen dhe mirëqenien. Në këtë frutë nuk mungojnë as vitaminat, D, E, K, H, PP. Prandaj konsumi i saj është i mirë për fëmijët dhe për ata që ndjekin një dietë vegjetarianë.