Avokatët: Prindërit që lejojnë martesën e fëmijëve mund të dënohen deri në 20 vjet burg

20.09.2016 15:30:42

Avokatja Donika Dobruna  tregon për masat ligjore që mund të merren ndaj prindërve qe lejojnë martesat në moshë të mitur

Ajo thotë se është tmerruar me rastin e martesës ndërmjet 13 vjeçarës dhe 14 vjeçarit në Malishevë.

Avokatja Dobruna tregon se sipas Kodit Penal të Kosovës, prindërit që lejojnë  apo shtynë personat e mitur në martesë mund të dënohen ndërmjet 5 deri në 20 vjet burg.

“Përderisa në botë luftohet dukuria e martesave të hershme të vajzave, në Kosovë ajo pranohet si diçka normale dhe nxitet madje. Sa për info, sipas nenit 247 paragrafi 2 i Kodit Penal të Kosovës, prindi, prindi adoptues, kujdestari apo ndonjë person tjetër që ushtron autoritet prindëror, që i lejon ose e shtyn personin në mes të moshës 14 dhe 16 vjet që të bashkëjetojë në një bashkësi jashtëmartesore me personin tjetër, dënohet me dënim me burgim nga 5 deri në 20 vjet. Kur kjo vepër penale kryhet ndaj personit nën moshën 14 vjet, kryesi dënohet më së paku 15 vjet burgim”, thotë Dobruna.