Avokati i Koçanit: Klienti im nuk është në ikje, gjendet në udhëtim zyrtar

11.03.2017 19:13:36

Avokati i biznesmenit maqedonas Sead Koçan, Nikolla Dodevski, vlerëson se vendimi për paraburgim të klientit të tij është joligjor. Ai tha se ka paraqitur ankesë tek Gjykata gjatë ditës së djeshme, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Vendimi i sjellur nga Gjykata mendojmë se është sjellur me shkeljetë rënda të Kodit Penal. Këshilli Penal tërësisht ka injoruar detyrimet që ata kanë sipas Kodit të Procedurës Penale dhe Kontentës Evropiane për të Drejtat e Njeriut, madje solli edhe vendim për paraburgim pa pasur dyshime të arsyeshme për një vepër penale edhe pse ky është kusht i parë që Gjykata të sjell vendim për arrestim”, thonë nga pala mbrojtëse.

Sipas burimeve të TV Nova brenda Gjykatës, gjykatësja Gordana Spireska nuk e ka dorëzuar lëndën në Gjykatën e Apelit, edhe pse sipas Kodit Penal, Gjykata duhet të sjell vendim pas ankesës në afat prej 48 orëve.