Avokati i Popullit deklaron pasurinë e tij

10.06.2019 12:38:57

Avokati i Popullit, Hilmi Jashari, ka deklaruar pasurinë e tij për vitin 2019 në Agjencinë Kundër Korrupsionit.

Në listën e pasurive të paluajtshme Jashari ka treguar për një shtëpi banimi e cila ka sipërfaqe 220.00 m2, vlera e së cilës është 75,000.00 euro. Ai ka bërë të ditur se ka edhe një veturë e cila kushton 5,000.00 euro.

Avokati i Popullit, i ka të kursyera 2,174 euro në njërën nga bankat në Kosovë.

Jashari ka edhe një kredi prej 5,000.00, kohëzgjatja e të cilës është deri në vitin 2021. Ai ka treguar se qëllimi i kësaj kredie ishte për një ndërtim.


Nga paga e tij si avokat i popullit, Jashari për një vit fiton 16,601.42 euro. Por që gëzon edhe të hyra tjera vjetore nga meditjet dhe udhëtimet zyrtare jashtë vendit.