Avokati i Popullit: Momenti i fundit që të vendoset drejtësia për viktimat e luftës në Kosovë

03.03.2021 12:11:37

Avokati i Popullit, Naim Qelaj ka vizituar sot ekspozitën për fëmijët e vrarë gjatë luftës “Na ishte një herë që kurrë mos qoftë”.

Ai tha se është momenti i fundit që të vendoset drejtësia për viktimat e luftës në Kosovë.

“Ne duhet të dalim me një hulumtim se ku ka dështuar shteti në ballafaqimin me të vërtetën dhe ofrimin e drejtësisë për këto viktima”, tha Qelaj.

Falënderues për këtë vizitë u shpreh edhe drejtori i Qendrës për të drejtën humanitare, Bekim Blakaj