Avokati i Popullit: Qytetarët paguajnë 8 milionë euro në vit për rrymën e harxhuar nga serbët e veriut

29.05.2017 23:42:00

Që nga koha e pasluftës në Kosovë, llogaritet që çdo vit qytetarët kanë paguar mbi tetë milion euro rrymë për banorët serb të komunave në veri të Kosovës. Këto sgifra kanë dalë si rezultat i përfundimit të hetimeve nga institucioni Avokatit i Popullit.

 

Hetimet e nisura në fillim të muajit prill fillimisht mbi dyshimet për shkelje të të drejtave të njeriut, ka nxjerrë ndoshta skandalin më të madh, mbi atë se shqiptarët dhe komunitetet tjera janë duke paguar faturat e energjisë elektrike edhe për komunat serbe në veri.

Avokati i Popullit Hilmi Jashari, në një intervistë ekskluzive për Indeksonline, ka treguar për rezultatin e përfundimit të hetimeve të nisura nga ky institucion, ku pas disa ditësh pritet që ai të dal para mediave dhe të tregoj faktet mbi skandalin i cili llogaritet që ka shkelur rëndë të drejtat e njeriut në Kosovë.

Jashari ka thënë se shuma që qytetarët e Kosovës paguajnë për serbet e komunave veriore, është tetë milion euro për çdo vite, ku sipas tij kjo ka ndodhur me vetëdijen e institucioneve përgjegjëse të Kosovës.

“Kemi marrë një përgjigje prej Zyrës së Rregullatorit të Energjisë dhe më pas kemi realizuar një takim me zyrtarë e ZRRE-s ku kemi kërkuar shpjegime shtesë për situatën e krijuar. Ndërkohë kemi përcjell tri letra menjëherë në Ministrinë e Zhvillimit Ekonomik dhe është pranuar nga ZRRE-ja se kosovarëve u janë shtuar në faturën e tyre, 4.5 për qind e shumës, e cila është paguar për pjesën veriore të Kosovës. Është bërë një interpretim se gjoja se ky 4.5 për qind njihet si humbje komerciale sipas interpretimit që jep zyra komerciale e ZRRE-së”, ka thënë ai.

Jashari tregon se shuma totale që kanë shpenzuar komunat serbe në veri është paguar tërësisht nga konsumatorët e komunave tjera