Bayern i shtang të gjithë, rikthen Heynckes-in deri në qershor

05.10.2017 15:36:38

Bayern München ka gjetur trajnerin e ri dhe emri i tij është krejtësisht befasues! Bëhet fjalë për legjendën Jupp Heynckes, i cili tashmë është 72 vjeç, por ende i motivuar për suksese.

ipas gazetës “Bild”, por edhe medieve të tjera gjermane, ish-trajneri i bavarezëve do të marrë drejtimin e kampionëve të Gjermanisë deri në qershorin e ardhshëm. Më pas, sipas të gjitha gjasave, pasardhësi i tij i radhës do të jetë 30-vjeçari Julian Nagelsmann, aktualisht te Hoffenheim.

Thomas Tuchel ishte alternativa më bindëse e ditëve të fundit, por duket se në Mynih nuk janë bindur prej tij. Don Jupp do të rikthehet në Mynih për herë të katërt në karrierën e tij dhe pritet vetëm zyrtarizimi. Ky lajm ka gëzuar tejmase tifozët bavarezë, të cilët kanë vuajtur jo pak që nga viti 2013, kur fituan gjithçka me gjermanin.

Heynckes pritet të qetësojë gjakrat në skuadër, pas problemeve që disa senatorë kanë pasur me ish-trajnerin Carlo Ancelotti.