B. Munich, Ancelotti në bankën e të akuzuarve

21.11.2016 18:29:31

Carlo Ancelotti në qëndër të kritakave. Trajneri i Bayernit të Mynihut, pas një nisjeje shumë të mirë të kampionatit, duhet të reagojë menjëherë dhe të gjejë zgjidhjet e duhura, pasi ekipi i tij këto javët e fundit lë shumë për të dëshiruar. Kjo jo vetëm për shkak të humbjes kundër Borussia Dortmund, por edhe të mënyrës së lojës. Si pasojë e kësaj ecurie me luhatje, mediat në Gjermani nuk kanë ngurruar ta vendosin italianin në bankën e të akuzuarve. Humbja kundër verdhezinjve dhe parakalimi në tabelën e klasifikimit nga skuadra e Laipzig, ka bërë që të rriten disi pakënaqësitë.

Akuzat shkojnë deri aty sa i cilësojnë bavarezët si një ekip pa identitet. Kampionët e gjermanisë gjatë këtij sezoni kanë pasur dy takime shumë të rëndësishme ku në të dy rastet ata kanë humbur. Njëra kundër Atletico Madrid në Champions League dhe tjetra ndaj Borussia Dortmund në kampionat. Rreshtimi i trajnerit 4-3-3 duket se nuk i përshtatet Bayernit. Mbrojtja është një repart që fut ujë nga të gjitha anët. Dëmtimet gjithashtu janë një tjetër element që rëndojnë gjëndjen e ekipit. Carlo Anceloti tashmë ka detyrën t’u rikthejë bavarezëve identitetin, shkëlqimin e sigurisht kreun në tabelën e klasifikimit në Bundesligën Gjermane.