Babai harron të fikë motorin, vogëlushi bredh nëpër rrugë me motoçikletë (Foto/Video)

17.10.2016 23:23:22

Një burrë i pakujdesshëm për pak sa nuk mbeti pa djalin e tij, kur harroi të fikë motorin e motoçikletës, të cilën e rrëmbeu vogëlushi duke u munduar të imitojë sjelljet e babait  kinse është duke vozitur.

Një video rrëqethëse shfaq momenti, kur vogëlushi shihet duke qëndruar mbi motoçikletën që lëvizte me shpejtësi të madhe në një rrugë të qytetit të mbushur plotë me vetura, transmeton Telegrafi.

2

Sipas mediat ndërkombëtarë ngjarja ka ndodhur në pjesën veriore të Tajvanit, kur babai kishte harruar të fikë motorin e motoçikletës kur ishte futur në një dyqan.

Në ato momente vogëlushi arriti të kapë timonin në dorë dhe kështu u nis me shpejtësi të madhe, duke tmerruar qytetarët në rrugë.

Por fatmirësisht gjithçka përfundoi si është më së miri kur një grup njerëzish arritën të ndalojnë sigurt djaloshin kuriozë.