Babë e bir digjen rëndë nga bombola e gazit, kërkohet ndihmë (Foto, +18)

03.08.2016 19:19:20
Pas shpërthimit të një bombole gazi, kanë mbetur të djegur rëndë babë e bir nga Lipjani.
Skënder Gërbeshi 44 vjeçar dhe Dition Gërbeshi gjashtë vjeçar janë të aksidentuarit, për të cilët po kërkohet ndihmë, njofton Klan Kosova.

Ministria e Shëndetësisë ka mbuluar shpenzimet për Ditionin, kurse për të atin e tij vetëm 30% të shumës.

Për shërimin e njërit kërkohen 200 mijë euro. Kështu tash duhet të mblidhen edhe 140 mijë euro, që të nisen për shërim në Turqi.

Operatori telefonik “Vala” ka bërë të mundur që për çdo thirrje në numrin 55 101, të dhurohet nga një euro.

Kurse xhirollogaria për të ndihmuar është e hapur në emër të grua së Skënderit. Numin mund ta gjeni më poshtë.

Pamjet janë të rënda!

babe-biri-2

babe-biri-5 babe-biri-1-780x439babe-biri-3 babe-biri-4