Bahtiri i bie pishman, mbetet në AKR

14.06.2017 21:14:11

Nënkryetarit të AKR-së, Agim Bahtirit, i ka ndryshuar mendja për kalim në një parti tjetër, pasi që në vizitë pati sekretarin organizativ të AKR-së, Rrahim Pacollin.

Megjithatë, Bahtiri ka mohuar se në takim është folur për kalimin apo jo të tij në Vetëvendosje, pasi që temë, sipas tij, kishte qenë diçka tjetër.

Vlen të përmendet se Lëvizja Vetëvendosje dhe AKR, me 30 mars të këtij viti kanë arritur marrëveshje për ta përkrahur kandidaturën e Agim Bahtirit për kryetar Mitrovice në zgjedhjet lokale të nëntorit.