Baily: Marrëveshja është mundësi për demokracinë

21.07.2016 10:43:42

Reagimi i parë përshëndetës për bisedimet dhe për marrëveshjen e arritur nga OBRM-PDUKM, LSDM, BDI e PDSH, e ka bërë Jess Baily, njëherit ndërmjetësues në këto bisedime.

Ambasadori i Amerikës në Maqedoni Jess Baily ka përshëndetur partitë nënshkruese të Përzhinos në profilin e tij në Twitter. Partitë mbrëmë arritën marrëveshje për mbajtjen e zgjedhjeve të drejta, kurdo që të mbahen ato.

“Urime për Maqedoninë për Marrëveshjen e 20 korrikut – mundësi për demokracinë”, shkruan Baily.