Bajram Gecaj: Aleksandër Vuçiq qanë me lot krokodilli Ivanoviqin

22.01.2018 11:16:01

Bajram Gecaj e ka quajtur hipokrizi viziten e Aleksandër Vuçiqit në Veri të Kosovës pas vrasjes së Oliver Ivanoviqit.

Z. Gecaj, hipokrizinë e kësaj vizite e lidh me faktin se Oliver Ivanoviq është viktimë e rrethanave dhe klimës destruktive të Beogradit ndaj Kosovës dhe ndaj serbëve lokalë.

Ky është postimi i plotë i z. Gecajt:

HIPOKRIZIA E NJË VIZITE!

Dorasi ndaj Oliver Ivanoviqit mund të jetë cilido, dhe kjo tanimë është çështje e organeve të rendit e sigurisë. Megjithatë, fajtori kryesorë për krijimin e rrethanave dhe klimës së favorshme politike për veprime të tilla janë padyshim politikat shumëvjeçare destruktive e destabilizuese të Beogradit. Këto politika krijuan, në veri të vendit posaçërisht, një ambient krejtësisht të pasigurt, mungesë të plotë të sundimit të ligjit, si dhe një strehë absolutisht të pacenueshme për krimin e për kriminelët! Hipokrizisë së gjithë kësaj tragjedie i vihet kapaku me vizitën e përgjegjësit kryesor për gjithë këtë gjendje të trishtë në veri, Aleksandar Vuçiq, i cili me lot krokodili edhe vajtonte viktimën e tij të radhës!

Bajram Gecaj: Aleksandër Vuçiq qanë me lot krokodilli Ivanoviqin