Bajram Gecaj çuditet me deklaratat e Veselit për Haradinajn

08.09.2017 18:14:12

Këshilltari i Isa Mustafës, Bajram Gecaj ka shprehur çudi ndaj deklaratës së Kadri Veselit pas mbledhjes së kryesisë së Kuvendit i cili tha se nëse Ramush Haradinaj nuk bëhet kryeministër as ky nuk do të jetë kryetar i kuvendit. Gecaj ka ironizuar duke thënë se këta edhe për burrëri po flasin.

“Wow…a po më bëjnë veshet apo vërtetë këta edhe për burrëri po folin????Kadri Veseli: Nuk do të jem krytar Kuvendi nëse Haradinaj nuk bëhet kryeministër”- ka shkuar Gecaj në FB.

Veseli është zgjedhur dje edhe për një mandat në postin e kreut të Kuvendit.