Bajram Gecaj – Dalibor Jevtiqit: Serbia iniciatore e vuajtjeve në ish-Jugosllavi

18.12.2017 17:44:39

Bajram Gecaj i ka reaguar Dalibor Jevtiqit lidhur me përpjekjen e këtij të fundit për të baraspeshuar krimet serbe me raste individuale për çka edhe është ngritur Gjykata speciale.

Z. Gecaj ia rikujton Dalibor Jevtiqit se Gjykata speciale është themeluar për raste individuale, kurse iniciator institucional ekskluziv i të gjitha vuajtjeve në ish-Jugosllavi, ka qenë Serbia.

Ky është postimi i plotë i z. Gecaj:

Zëvendëskryeministri Dalibor Jevtiq paska deklaruar se përkrahë Gjykatën Speciale, pasi që sipas tij nuk mund të jetë vetëm Serbia fajtore! Jo zëvendës i Ramush Haradinajt Jo! Gjykata Speciale është formuar për raste individuale, derisa iniciator institucional ekskluziv i të gjitha vuajtjet në territorin e ish-Jugosllavisë është pikërisht shteti i Serbisë – nuk ka vend për krahasime në këtë mes fare!