Bajram Gecaj – Dardan Molliqajt: Telalli i “Sputnikut” rus, një rrugaç që ëndërron të ngrehë zvarrë individë rrugëve të Prishtinës

29.09.2016 09:56:17

Zëvendësministri i Pushtetit Lokal dhe këshilltar i kryeministrit Mustafa, Bajram Gecaj ka reaguar ndaj gënjeshtrës së Dardan Molliqajt, gjoja se marrëveshja e koalicionit qenka arritur në Rashkë dhe se atj PDK e LDK paskan dërguar përfaqësuesit e tyre, dhe sa nga LDK, na paska qenë Bajram Gecaj, edhe pse nuk ishte i sigurt. Në reagimin e tij, z. Gecaj se një gënjeshtër të ngjashme e ka thënë edhe agjensia ruse “Sputnik”, se gjoja ai do ta udhëheqë delegacionin e Kosovës në takimin Rama – Vuçiq në Nish. Më tej, z. Gecaj sqaron edhe një herë se marrëveshja e kolacionit është arritur në Prishtinë, për çka ekzistojnë prova të prekshme me bollëk dhe xhirime të kamerave. Ai mohon të ketë qenë ndonjëherë në Rashkë, por pohon me vendësmëri se “nëse këtë do të ma kërkon vendi dhe Qeveria e Republikës së Kosovës, jam në gjendje të udhëtoj në Rashkë, beograd, Bruksel, berlin, Londër, Uashington,apo kudo tjetër, sepse nuk kam asnjë ngarkesë personale apo familjare dhe asnjë brejtje të ndërgjegjespër atë që kam bërë unë apo familja ime për komb dhe për shtet”. Por. z. Gecaj, më tej thekson se disa individë nisen nga vetja kur gjykojnë të tjerët”, dhe me këtë e ndërlidh edhe Dradan Molliqajn, të cilin nuk denjon ta krahasojë me asnjë nga psikopatët, siç i quan ai: Enver Hoxhën, Che Guevarën, Mikhail Bakuninin, Vasily Çapajevin, Mario Morettin, por  e quan një rrugaç, dhe “ëndrra më e madhe e tij krahasuar me psikopatët e lartpërmendur është që që një ditë të arrijë të ngrehë individë zvarrë rrugëve të Prishtinës.”

Ky është reagimi i plotë i z. Gecaj:

“TELLALLI I SPUTNIKUT NË KOSOVË

Dardan Molliqaj paska thënë mbrëmë në një intervistë televizive se marrëveshja e këtij koalicioni qeverisës është arritur në Rashkë dhe se LDK e PDK kanë dërguar atje përfaqësuesit e tyre, ndërsa, edhe pse “nuk ishte i sigurt”, beson se nga ana e LDK-së prezent atje kishte qenë Bajram Gecaj, dhe se kjo tashmë na qenka informatë publike. Sa për kërshëri, ditë më parë edhe rusët, konkretisht agjencia ‘Sputnik’, dolën me një gënjeshtër pothuajse të njëjtë, duke thënë se unë do ta udhëheq delegacionin e Kosovës në takim Rama-Vuçiq në Nish.

Marrëveshja e koalicionit është arritur në Prishtinë dhe për këtë ekzistojnë prova të prekshme me bollëk, duke përfshire edhe xhirimet e kamerave. Asnjëherë në jetën time nuk kam qenë në Rashkë, por nëse këtë do të ma kërkon vendi dhe Qeveria e Republikës së Kosovës, jam në gjendje të udhëtoi në Rashkë, Beograd, Bruksel, Berlin, Londër, Uashington, apo kudo tjetër, sepse nuk kam asnjë ngarkesë personale apo familjare dhe asnjë brejtje të ndërgjegjes për atë që kam bërë unë apo familja ime për komb dhe për shtet. Por thuhet se disa individë nisen nga vetvetja kur gjykojnë tjerët, dhe kjo sigurisht se po ndodhë edhe në rastin e Dardan Molliqajt.

Në një mënyrë do të ishte lëvdatë po ta quaja këtë axhami-delikuent njeri marksist-leninist, revolucionar, anarkist, brigadier të kuq, apo me cilindo term i cili në brendi e tij do të përbënte ndonjë element të këtyre ideologjive. Pra, disi më duket se do ta privilegjoja po ta krahasoja me Enver Hoxhen, Che Guevaren, Mikhail Bakuninin, Vasily Qapajevin apo me Mario Morettin. Edhe pse në karakterin e tij ka elemente të të gjithë këtyre individëve dhe veprimeve të tyre, Dardan Molliqajt vërtetë është vetëm një rrugaç i thjeshte, i cili bashkë me hijena të tjera sulmon qytetarë dhe nxjerrë ata nga veturat e tyre duke ua shkatërruar të njëjtat në mënyrë rrugaqeske. Duket se ëndrra më e madhe e tij, krahasuar me psikopatët e lartpërmendur, është që një ditë të arrijë të ngrehë individë zvarrë rrugëve të Prishtinës.”