Bajram Gecaj kundër Vuçiqit: Ende punon me kodet e Milosheviqit që nuk i ka marr me vete në varr

15.02.2017 10:20:36

Bajram Gecaj në postimin e tij që e titullon në gjuhën angleze, e që do të thotë “Kqyre punën tënde. z. Vuçiq”, i ka reaguar kryeministrit të Serbisë, i cili është marrë me ndërhyrje në skenën politike në Kosovë, duke shprehur “frikën” për gjoja fuqizimin e Kadri Veselit.

Z.Gecaj ia ka bërë të qartë se “Për aq sa përpiqesh z Vuçiq të marrësh vota në Serbi, me Kosovë, je i dështuar ti dhe e ardhmja e jote politike; kuptoje këtë drejtë.”, dhe ia thekson se ai duhet të merret me jetën e qytetarëve të Serbisë, e jo me Kosovën.

Po ashtu, z. Gecaj ia kujton Vuçiqit se punon në politik me kodet e Milosheviqit.

“MIND YOUR OWN BUSINESS MR. VUÇIQ

Pas preferencave të Kryeministrit (Presidenti) të Serbisë, Aleksandar Vuçiq për organizimin e zgjedhjeve paraprake në Kosovë, tani ai edhe ka filluar të involvohet në përcaktimin se kush “po e humbe rolin” e kush “po fuqizohet” në skenën tonë politike. Për aq sa përpiqesh z Vuçiq të marrësh vota në Serbi, me Kosovë, je i dështuar ti dhe e ardhmja e jote politike; kuptoje këtë drejtë. Sa më shpejtë aq më mirë. Serbia nuk po lulëzon, këtë e dinë më së miri qytetarët tu; merru me kualitetin e jetës së tyre, se Kosova atyre nuk u jep bukë. Jeni ju ai që ja importoni serbëve këtë ‘ushqim’. Kuptoje drejtë se Beogradi mund të involvohet në shtetin e Kosovës vetëm për aq sa merremi vesh dhe sa e lejojnë marrëdhëniet demokratike ndërshtetërore; hiq më shumë. Sidomos jo ti që punon në politikë ende me kodet të cilat duket se Millosheviq nuk i ka marrë me veti në varr. Ne i dimë punët tona. Ti shikoj tuat. Natyrisht nëse qytetarët e Serbisë ta japin këtë mundësi!” – thuhet në reagimin e z. Gecaj.