Bajram Gecaj pas dëshmisë së Shkumbin Mehmetit: Asgjë nuk mbetet për atë dynja!

12.01.2018 13:22:02

Bajram Gecaj ka reaguar pas dëshmisë së Shkumbin Mehmetit lidhur me disa vrasje politike.

Në një postim në facebook, z. Gecaj e quan të paparë ndonjëherë ndër ne dëshminë e Shkumbin Mehmetit, dhe shpreh besimin dhe shpresën se do të punohet shumë që kriminelët të dalin para drejtësisë!

Ky është postimi i plotë i z. Gecaj:

ASGJË NUK MBETET PËR ATË DYNJA!

Mbrëmë pamë të paparën ndonjëherë ndër ne…një kriminel i dënuar, plotësisht i qetë dhe i relaksuar, ulur para kamerës televizive seç na tregonte për krimet e tija dhe të shokëve të tij kriminelë…fjalët e popullit kanë qarkulluar shumë derisa janë bërë të tilla, e njëra ndër to është se “asgjë nuk mbetet për atë dynja”…të besojmë, të shpresojmë por edhe të punojmë shumë që kriminelët e tillë të të gjitha niveleve të dalin një ditë para drejtësisë! Të mos reshtim kurrë së kërkuari nga organet relevante që të merren seriozisht me pretendimet e tilla. Lavdi të gjithë heronjve të rënë në altarin e lirisë, disa prej të cilëve, si tezja ime Sebahate Tolaj dhe tezaku Isuf Haklaj, fatkeqësisht nga vetë dora e shqipfolësve kriminelë!