Bajram Gecaj: Për kufijtë e vitit 1974, komunistët jugosllavë “na i kanë pre tashat” pa na pyetur fare

14.08.2016 19:46:03

Bajram Gecaj, zëvedësministër i MAPL-së, nga Saranda ka sqaruar opinionin lidhur me keqinterpretimin e disa pjesëve të shkëputura “të një shkëmbimi timin në murin e facebook=ut të Arianit Kocit”. Në sqarimin e tij, Bajram Gecaj ka thënë se Arianit Kocit i ka thënë se “ky kufi është ai vitit 1974, ndërsa shqiptarët (komunistë) askush nuk i ka pyet për atë kufi…”. Pra, z. Gecaj ka sqaruar se kur ka thënë “na i kanë pre teshat”, nuk e ka ëpasur fjalën për tash, por për kohën e komunzimit.

Të plotë sqarimin e zë Gecaj mund ta lexoni më poshtë:

“Një sqarim për hir të opinionit:

Nëpër portale janë shkëputur vetëm disa pjesë të një shkëmbimi timin në murin e facebook-ut të Arianit Kocit. Me qëllim është lënë anash një pjesë shumë e rëndësishme e këtij shkëmbimi:

“Arianit Koci Ne e kemi thene – ky kufi eshte ai i vitit 1974, ndersa shqiptaret (komuniste) askush nuk i ka pyet per ate kufi….”

Po e ripërsëris edhe një herë ate që veç e kam thënë: për vijen kufitare të vitit 1974 më së paku janë pyet shqipëtarët, por “na i kanë prerë teshat” komunistët jugosllavë pa na pyetur fare. Megjithatë, është mu ajo vijë sipas të cilës Kuvendi i Republikes së Kosovës ka shpallur pavarësine në vitin 2008, duke përfshirë edhe deputetë të cilët sot ankohen.”