Bajram Gecaj: Shpresoj që deputetët e LDK-së nesër të jenë në vijë të detyrës!

09.05.2017 23:05:48

Bajram Gecaj nga LDK në “Click” të RTV21,  ka folur rreth takimit të deputetëve të LDK më ambasadorin Delawie dhe me shefen e zyrës së BE-së në Kosovë, Natalyia Apostolova, ku tha se në këtë takim është treguar një unitet nga deputetët e LDK-së për çështjen e demarkacionit.

Gecaj po ashtu tha se ai beson që deputetët e LDK-së do te jenë në vijë të detyrës së tyre nesër, pasi që është koha e fundit që demarkacioni duhet të kalojë në Kuvendin e Kosovës pasi që kjo është porosi e miqve të Kosovës.

Gecaj tha se pas mocionit Qeveria është e gatshme që menjeherë ta procedojë demarkacionin në Kuvend.

Ndryshe nesër do të mbahet seanca për mocionin e mos besimit të Qeverisë dhe po ashtu pas asaj do të mbahet seanca për demarkacionin.