Bajram Gecaj thotë se “liderët” institucionalë po u gëzohen vizave si fëmijët çokollatave

05.02.2018 19:22:47

Bajram Gecaj ka reaguar lidhur me përpjekjen e “liderëve” institucionalë, siç shprehet ai, për ta shndërruar çështjen e vizave në një temë të diksutueshme dhe mjaft shqetësuese për shtetin e ri.

Z. Gecaj, konsideron se kjo çështje është çështje e një shteti  që nuk mund të krijohej pa ndihmën e kontributin e shteteve që e kanë hezituar dhe vonuar dhënien e vizave.

Ky është postimi i plotë i z. Gecaj:

U GËZOHEN VIZAVE SI FËMIJA ÇOKOLLATAVE!

Vet shndërrimi i çështjes së vizave për “liderët” institucional në një temë të diskutueshme është në vetvete tej mase shqetësuese për shtetin tonë të ri. Në fund të fundit po flasim për shtetin i cili as që do të mund të krijohej pa ndihmën dhe kontributin e mu këtyre shteteve të cilat hezituan dhe vonuan dhënien e vizave. Ndërsa “liderët” tonë të gjorë po u gëzohen vizave si fëmija çokollatave!