Bajram Gecaj – Visar Ymerit: Ke heqë dorë nga dhuna apo bën deklarata demagogjike?

05.09.2016 09:49:22

Ndaj një postimi të Visar Ymerit me rastin e shenjtërimit të Shën Terezës, e në të cilin thotë se “ne na bën krenar. Por edhe na detyron të shikojmë sikur ajo.”, ka reaguar Bajram Gecaj, i cili ironikisht e shpreh dilemën se a bëhet fjalë për mrekullinë e tretë të Shën Terezës, apo është thjesht demagogji e radhës. Përveç kësaj, po ironikisht pyet “A është e mundur që imituesi i liderit të Lëvizjes Anarkiste të Vetëvendosjes (LAV) të ketë heqë dorë  nga dhuna?”.

Ky është postimi i plotë i Bajram Gecajt:

MREKULLI apo DEMAGOGJI

Visar Ymeri: Nënë Tereza na bënë krenarë por edhe na detyron të shikojmë si ajo”. Vallë a është kjo mrekullia e tretë e tani Shën Terezës? A është e mundur që imituesi i liderit të Lëvizjes Anarkiste të Vetëvendosjes (LAV) të ketë heqë dorë nga dhuna? Kjo duhet të ishte ashtu poqese ai tani e tutje do të “shikoj si ajo”! Apo ndoshta kjo është njëra në radhën e deklarimeve të tija demagogjike!