Bajram Rexhepi: E refuzova postin e deputetit të PDK-së, s’merrem më me politikë

02.11.2016 11:14:49

Këtë e ka bërë të ditur për lajmi.net vetë Bajram Rexhepi i cili ka thënë se nuk është i interesuar që të merret me politikë.

“E kam refuzuar postin e deputetit që ma ka ofruar Partia Demokratike e Kosovës, unë jam kirurg, jam kthy në kirurgji, kush është pas meje mirë se vjen. Unë jam deklaruar më herët që nuk merrem më politikë dhe qëndroj mbrapa fjalëve të mija”, tha Rexhepi.

Ai ka qenë në radhë për të zëvendësuar tashmë ish deputetin Ramiz Kelmendi, tashmë zëvendës kryeministër i LDK-së, i cili mandatin e deputeti e ka fituar duke qenë në listën e Partisë Demokratike të Kosovës.