Bajrami parashikon fitore të Nismës në Drenas (Video)

16.11.2016 22:44:02

Shumë shpejt kryesia e Nismës do të marrë vendimin për t’u ankuar për Hashim Thaçin në Gjykatën Kushtetuese.

Shefja e Grupit Parlamentar të Nismës për Kosovën, Valdete Bajrami, ka komentuar vizitën e Presidentit Thaçi në Drenas, ku, sipas saj, në prag fushate ka shkelur Kushtetutën, duke i mbledhur mësuesit e Drenasit në një darke, duke iu bërë trysni direkte për ta votuar kandidatin e Partisë Demokratike të Kosovës.

Ajo ka thënë se pikërisht nga frika se po e humbin Drenasin janë ngritur të gjithë në këmbë, e madje edhe presidenti.

Bajrami ka thënë se Nisma po e sheh një mundësi të re për Drenasin, duke shtuar se në këtë vend, edhe pse cilësohet si Paris, aty është tmerri i madh i jetës, ku PDK-ja nuk ka punuar si duhet, por vetëm ka zhvatur qytetaret e kësaj ane.

Sipas saj, Nisma ka një kandidat shumë pozitiv, siç është Isa Xhemajli, i cili do të jetë gjithmonë me hallet e qytetarëve të kësaj ane.

Bajrami ka thënë se ky subjekt po e sheh ndryshimin, dhe nëse nuk ka vjedhje atëherë Nisma do ta marrë qeverisjen e kësaj komune.