Bajrami: S’ka arsye për zgjedhje

25.02.2017 09:23:31

Nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Arsim Bajrami, ka hedhur poshtë mundësinë e zgjerimit të koalicionit qeverisës PDK – LDK.

Bajrami ka thënë se aktualisht nuk ka asnjë ndryshim politik dhe, sipas tij, PDK-ja i qëndron marrëveshjes së koalicionit me LDK-në.

Në një intervistë dhënë për gazetën “Epoka e re”, Bajrami ka theksuar se koalicioni qeverisës është duke funksionuar mirë dhe nuk ka arsye për zgjedhje të parakohshme.

Ai ka theksuar se zgjedhjet parlamentare do të mbahen në 2018-n. Kurse sa i përket demarkacionit me Malin e Zi, Bajrami ka thënë se dy partitë në koalicion duhet të koordinohen dhe të kenë një përgjegjësi të përbashkët karshi këtij procesi.

Bajrami ka theksuar se çështja e demarkacionit është në duart e deputetëve të Kuvendit të Kosovës.