Balaj shënon dy herë në fitoren e Groznit, Roshi asiston

30.10.2016 12:55:10

Sulmuesi i kombëtares së Shqipërisë, Bekim Balaj dhe anësori Odise Roshi ishin protagonist në fitoren e ekipit të tyre Terek Groznit në përballje me Uralin.

Balaj në këtë ndeshje shënoi dy herë, ndwrsa Roshi ishte asistues në golin e dytë. Urali kaloi së pari në epërsi përmes Chanturias, i cili shënoi nga pika e bardhë në minutën e 11.

Por dy gola nga Balaj e përmbysën epërsinë e Uralit, ai shënoi në minutat ‘43 dhe ‘57. Më pas Grozni shënoi edhe dy herë për rezultatin përfundimtar 1 me 4.