Balla: Basha, gjobaxhiu i oligarkëve që kërkon t’i “luftojë”

24.09.2018 19:39:30

Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla akuzoi Lulzim Bashën nga foltorja e Kuvendit si “gjobaxhi oligarkësh”.

“A mund ta besojë kush në Shqipëri që mund të bëjë luftë kundër oligarkëve, gjobaxhiu i oligarkëve, Lulzim Basha?

Të gjitha kompanitë e mëdha në vend, ato me mbi 100 milionë euro lëvizje kapital në vit, kanë kontaktuar për konsulencë kompaninë e kunatit dhe bashkëshortes së Lulzim Bashës”, deklaroi Balla.