Ballafaqimi i kryeministrit Mustafa me sektën okulte të Albinit është ballafaqim i Shtetit me Kundërshtetin

19.08.2016 15:24:56

Nga Rexhep Kastrati

Kryemuneinistri i vendit, akademik Isa Mustafa është shprehur i gatshëm të përballet me “Vetëvendosjen” në Kuvend, është një nga titujt që po qarkullon nëpër portale të ndryshme. Edhe pse ballafaqimi i kryeminstrit të vendit me kuvendarë të partive të ndryshme në Kuvend është mëse normal, te ne paraqitet si një senzacion i vërtetë. Kuptohet se është interesi i portaleve që të shtojnë peshën e senzacionalitetit të lajmit apo të artikullit në përgjithësi, por mënyra se si po paraqitet lë përshtypjen e ballafaqimit të dy boksierëve në ring boksi. Për fat të keq, në një kontekst tjetër, jo të senzacionalitetit, por të koncepteve ideologjike, të qasjes ndaj shtetit, të marrëdhënieve ndërkombëtare etj., ballafaqimi i kryeministrit Mustafa me kuvendarë të sektës okulte të Albinit, është një ballafaqim atipik dhe me rëndesat e tij. Kjo vjen për shkak se kryeministri Mustafa në këtë post është si kryetar i partisë me të cilën lidhet historia e anagazhimit institucional politik, i partisë që ka ndërtuar institucionet dhe nëpërmjet tyre ka udhëhequr një proces të gjerë dhe të përmasave ndërkombëtare për liri, pavarësi e demokraci, i partisë që ka ndërtuar marrëdhënie ndërkombëtare të bazuara në pozicionimin gjeopolitik dhe gjeostrategjik euroatlantik, pra i partisë që ka mabjtur barrën e organizimit dhe të shtetndërtimit të Kosovës, kurse sekta okulte e Albinit që në zanafillë si KAN është shquar për angazhim anarkist, pra kundërinstitucional, për rrënim institucionesh, për destabilizim të vendit dhe për luftë vëllavrasëse, për marrëdhënie ndërkombëtare me orientim euroazinë, përkatësisht kundëramerikanizmin e saj. Pra. ballafaqimi i kryeminstrit Mustafa me sketën okulte të Albinit është ballafaqim i Shtetit me Kundërshtetin, i angazhimit institucional me angazhimin anarkist, i orinetimit të shqiptarëve si komb kah pozicioni euroatlantik me orentimin e një tufe të orientuar kah euroazia. Të kujtojmë se Zbignjev Bzhezhinski Euroatlantika e quan zonën e demokracisë perëndimore, kurse Euroazi e quan zonën e ndikimit rus. Pra, ballafaqimi i kryeministrit Mustafa me sektën okulte të Albinit është ballafaqim i koncepteve dhe angazhimeve të kundërta që janë dëshmuar edhe në sjelljen dhe praktikën socio-politike te ne. Së këndejmi, sekta okulte e Albinit, edhe ballafaqimet më normale i ka kthyer në mundësi për dhunë, për tensionim të situatës dhe për destabilizim të vendit, e që do të thotë se i ka kthyer në mundësi për rrënimin e institucioneve dhe të vetë shtetit. E ky nuk është thjesht problem individual, personal apo privat i kryeminstrit Mustafa, por është problem i institucioneve të shtetit, i shoqërisë dhe i secilit individ që është pjesë e shoqërisë dhe e këtij shteti. Institucionet nuk janë të Kryeminstrit, Shteti nuk është i Kryeministrit, liria, pavarësia e demokracia nuk janë të Kryeminstrit, por janë të të gjithë shoqërisë. Prandaj një ballafaqim i tillë nuk është thjesht një rutinë kuvendore, por është një ballafaqim që mëton të cenojë intersat stretgjike shtetërore dhe kombëtare, bazën institucionale të tij, orentimin gjeopolitik e gjesotrategjik të vendit dhe të shoqërisë, ashtu siç ka ndodhur edhe më parë. Megjithatë, duhet të kujtojmë se përkundër këtyre, kryeminstri Mustafa në çdo kohë ka qenë i gatshëm për t’u ballafaquar me sektën okulte të Albinit, por ka qenë kjo e fundit që nuk ka guxuar të ballafaqohet. Në gusht të vitit të kaluar, sekta okulte e Albinit me bujë pat paralajmëruar se me të filluar sesioni vjeshtor i punimeve të Kuvendit, do ta thërrasë në ballfaqim kryeministrin Mustafa, por hoqi dorë pa shpjeguar arsyet, dhe në vend të ballafaqimit praktikoi dhunën dhe bllokimin e Kuvendit. Po ashtu, duhet të kujtojmë se gjatë tërë kohës, kryeministri Mustafa ka ftuar edhe sektën okulte të Albinit, edhe partitë tjera opozitare në dialog për të gjitha çështjet, por përsëri nuk kanë guxuar të ballafaqohen, por kanë shantazhuar, kanë kushtëzuar dhe kanë vënë ultimatume minutash, e jo ditësh.