Balotelli drejt rikthimi në Premier League

28.12.2016 00:24:47

Mario Balotelli mund të kthehet në Premier League. Ky është lajmi që qarkullon në mediat e shkruara angleze. Sulmuesi italian ka bërë një paraqitje shumë të mirë në fazën e parë të sezonit me francezët e Nice dhe duket se ka tërhequr vëmendjen e Everton-it të Koeman, i cili ka një konsideratë të madh për ish-lojtarin e Liverpool dhe është gati të pranojë ta marrë atë në ekip me kosto zero në fundin e këtij sezoni kur skadon edhe kontrata e sulmuesit me kuqezinjtë. Vetë menaxheri i futbollistit, Mino Raiola, para disa ditësh ka pranuar se:

“Një kthim në Angli? Mund të ndodhë. Kemi pasur kontakte me disa klube angleze, por është akoma shpejt për të folur. Duam t’i marrim ditët një nga një”, ka shtuar Raiola.