Ban Ki-Moon dënon sulmin terrorist në Stamboll

11.12.2016 11:05:51

Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Ban Ki-Moon, ka dënuar sulmin terrorist të kryer mbrëmë në Stamboll, raporton Anadolu Agency (AA).

Në një deklaratë të bërë nga zëdhënësi i Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, theksohet se Ban Ki-moonka përcjell ngushëllimet e tij për popullin dhe qeverinë turke si dhe për të afërmit e të vrarëve.

Ai duke dënuar sulmin terrorist ka theksuar se duhet që autorët të identifikohen sa më parë dhe të nxirren para drejtësisë.