Banda e motoçiklistëve bllokojnë qytetin duke lëvizur me shpejtësi (Video)

01.11.2016 17:43:34

Rrugët e qytetit Leeds të Anglisë, janë bllokuar nga një grup i madh i motoçiklistëve, që kanë dalë nga askund dhe kanë lëvizur shumë shpejtë.

Nuk dihet kush janë personat me helmeta që i kanë vozitur, skuterët, motoçikletat dhe makinat me katër rrotë, shumë afër kalimtarëve, transmeton Telegrafi.

Ata nuk kanë qenë aspak bashkëpunues, duke mos e lejuar askënd të del në anën tjetër të rrugës.

Në një video amatore, mund të shihen mbi 50 mjete motorike që kalojnë me shpejtësi në një shesh përplot njerëz.

Policia i ka bllokuar dy rrugë kryesore të qytetit, por nuk ia ka dalë t’i ndalojë sepse ata janë shpërndarë në drejtime të ndryshme.

Derisa hetimet po vazhdojnë, nuk dihet kush qëndron prapa kësaj bande që shkaktoi rrëmujën.