Banesat në “Dardani” rrethohen përsëri nga Policia

26.09.2016 13:00:20

Një numër shumë i madh i pjesëtarëve të policisë shihet përreth banesave në lagjen Dardani në Prishtinë.

Banorët e këtyre banesave që pak kohë më parë u larguan me forcë nga ana policore, u rikthyen e vazhduan përsëri banimin në to, raporton lajmi.net.

Janë gjashtë banesa që kanë mbetur pa u liruar nga uzurpuesit, e kjo ka bërë që policia të rikthehet sërish deri në lirimin e tyre.

Lajmi.net mëson se janë arrestuar dy persona, kurse situata është e qetë.

policiadardani2policiadardani1