Banesat në Himarë, Athina: Po shkelen të drejtat e minoritetit

01.11.2016 15:06:01

Ministria e Jashtme greke reagoi në një deklaratë zyrtare ndaj autoriteteve shqiptare, duke pretenduar se nuk po respektohen të drejtat e minoritetit. Kjo deklaratë vjen fill pas konfliktit për shembjen e  19 banesave në Himarë, që i përkasin komunitetit grek.  Madje, në deklaratë sulmohet edhe Kryeministri Rama, duke thënë se lidershipi shqiptar ngatërron konceptet e rreme të historisë me angazhimet e Shqipërisë sipas të drejtës ndërkombëtare për të mbrojtur të minoritetin grek.

“Zyrtarët shqiptarë nuk mund të pretendojnë “urbi et orbi” se të drejtat e minoritetit grek respektohen në të gjithë vendin, në të njëjtën kohë që ata i shkelin ato në praktikë, duke minuar ecurinë europiane të vendit të tyre. Faktet flasin vetë, lajmërimet për shembjet e shtëpive, në kuadër të planit rregullues të Himarës, janë dërguar dek disa persona të minoritetit grek. Bëhet fjalë për një veprim që të çon në përfundimin se ka një plan për shkeljen e të drejtave të minoritetit grek. Deklaratat e djeshme të zyrtarëve shqiptarë të çojnë në përfundime logjike të cilat bien në kundërshtim me kodet aktuale të mbrojtjes së të drejtave të minoriteteve, që janë në fuqi njëkohësisht në gjithë vendet demokratike e europiane. Udhëheqja shqiptare ka një konceptim të rremë të historisë një konceptim të rremë të historisë duke e ngatërruar me angazhimet e Shqiperisë, të cilat rrjedhin nga e Drejta Ndërkombëtare dhe ajo Europiane, për mbrojtjen e minoritetit grek, i cili është autokton dhe me të drejta legjitime.”- thuhet në reagimin e Ministrisë së Jashtme greke.