Banorët e Bregut të Diellit të rrezikuar nga akulli dy metërsh në çatinë e ndërtesës

13.01.2019 23:17:12

Banorët e lagjes Bregu i Diellit në Prishtinë janë të rrezikuar për shkak të një cope akulli në një ndërtesë.

Zyrtari i LDK-së, Sokol Havolli, ka publikuar një fotografi në rrjetin social Instagram, ku ka treguar se sa janë të rrezikuar banorët e një ndërtese në lagjen Bregu i Diellit në Prishtinë, shkruan lajmi.net.

Sipas Havollit në ujëmbledhësin e një ndërtese në këtë lagje, një copë akulli prej dy metra është kthyer në rrezik për banorët.

Ai ka thënë se e ka lajmëruar edhe shërbimet emergjente të kryeqytetit për këtë.

“2 metra copa e akullit. E vjerrt në një copë të dobët të ujëmbledhësit. Kujdes! Këto ditë në afërsi të ndërtesave. Sapo i lajmërova shërbimet emergjente për këtë në Breg të Diellit”, ka shkruar Havolli në mbishkrimin e kësaj fotografie.