Banorët e ‘Dardanisë’ nuk e dinë adresën e pronarit të banesave

26.09.2016 15:07:43

Nga banesat sot u larguan gjashtë familje, ndërkaq u arrestuan dy persona gjatë aksionit. Banorët sot kanë qenë më të qetë. Edhe pse këmbëngulin që të arrihet një marrëveshje sepse nuk kanë se ku të shkojnë.

Ata të vetëdijshëm se janë uzurpator shprehen të gatshëm që të blejnë banesat por nuk din se nga kush t’i blejnë ato. Banorët pretendojnë të kenë investuar në banesa dhe kundërshtojnë largimin.

“Banesat faktikisht nuk kemi se prej kujt me i ble. Uzurpator në këtë rast është Ndërmarrja Banesore. Ne e dimë që këto banesa i ka ndërtuar BVI e Serbisë. Këta nuk kanë dhanë asnjë cent. Këto gjëra duhet të pastrohen. Njëherë neve na kanë ofruar kërkesën për me ble dhe prapë i kanë ra pishman. Pronësia nuk është e rregulluar këtu”, deklaron njëri nga banorët.

“Nuk muj me paramendu me i nxjerr fëmijët e me ja marr librat. Policia është sjell keq”, tha tjetri qytetar.