Banorët e fshatrave Bibaj , Fshat i Vjetër e Sojevë premtuan fitoren e Muharrem Svarqes

15.10.2017 00:33:38

Kryetari  Svarqa u takua sot me banorë të fshatrave: Bibaj , Fshat i Vjetër e Sojevë ku u ndje shumë optimist për fitoren e tij, për fitoren e Lidhje.

Banorë e struktura nëndegës IV/2 në qytet dhe banorë të fshatrave Bibaj , Fshat i Vjetër e Sojevë na e dhanë fjalën se do të na japin besimin më 22 tetor.
Puna jonë vetëm 4 vjeçare, peshon sa punët e 14 viteve të të gjitha pushteteve të pasluftës në Ferizaj, dhe ky fakt tashmë i ka bindur ata se kush mund t’ua plotësoj nevojat e kërkesat.
Rezultatet e arritura mbesin dëshmia më e mirë se oferta jonë është e realizueshme dhe kuptimplotë edhe gjatë 4 viteve të ardhshme.

Fotografia e Muharrem SvarqaFotografia e Muharrem Svarqa
Fotografia e Muharrem Svarqa