Banorët e Gjylekarit, po duan një emër tjetër për fshatin e tyre (Video)

22.09.2016 21:12:36

Në tabelë lajmërohet hyrja për në fshatin Skifteraj. Edhe një tabelë tjetër tregon drejtimin tek vendbanimi i njëjtë por me emër tjetër.

Në fakt emri zyrtar i fshatit është Gjylekarë, por që konsiderohet si i papërshtatshëm për banorët për shkak të pjesë së dytë të emrit.

Kjo është edhe arsyeja pse janë dy tabela me emra të ndryshëm që tregojnë të njëjtin fshat, njofton Klan Kosova.

Banorët e këtij vendi prej luftës e këndej e kanë shprehur dëshirën t’ia ndryshojnë emrin fshatit, që përveç në hyrje e në dalje nuk figuron askund tjetër.

Dëshirën për ta emëruar fshatin me “Skifteraj” këta banorë e lidhin me historinë e vendit e të emrit paraprak.

E emra që konsiderohen si të papërshtatshëm kanë edhe disa fshatra tjera në Kosovë.

Megjithëse thonë se nuk e kanë kompleks emrin e fshatit, banorët insistojnë që ta ndryshojnë atë edhe zyrtarisht.