BANORËT E HADES PROTESTOJNË PARA QEVERISË

BANORËT E HADES PROTESTOJNË PARA QEVERISË

13.03.2017 13:04:49

Banorët e fshatit Hade dhe Forumi për Iniciativën Qytetare janë duke protestuar para ndërtesës së Qeverisë në të cilën është vendosur Ministria e Mjedisit për të protestuar kundër vendimeve të kësaj Ministrie.

Ditë më parë Inspektorati i MMPH-së ka rrëzuar disa themele të shtëpive në këtë fshat me arsyetimin se janë ndërtuar pa leje pasi që fshati Hade është shpallur Zonë me interes të veçantë.