Banorët e Shtrubullovës të premten protestë kundër emërtimit të rrugës

02.03.2017 14:49:33

Banorët e fshatit Shtrubullovë të Drenasit, kanë paralajmëruar mbajtjen e një proteste në ditën e premte, për të kundërshtuar  vendimin e Kuvendit Komunal lidhur më emërtimin  e rrugës së fshatit të tyre.

Sipas një njoftimi të këtyre banorëve protesta do të mbahet nga ora 12:30 deri në orën 13:00, ku edhe kanë paralajmëruar bllokimin e rreth rrotullimit në hyrje të qytetit  që lidh rrugën për në fshatin Shtrubullovë.

Banorët e këtij fshati kanë kërkuar nga udhëheqësit e komunës dhe asamblistëve që në përputhje me ligjet dhe rregulloret ne fuqi të rishikojnë edhe njëherë vendimin e datës 27 shkurt 2017,dhe te ofrojnë një zgjidhje te drejt,ne të kundërtën ata paralajmërojnë se protestat nuk do te ndalen deri ne zgjidhjen e këtij problemi.

Banorët  po kërkojnë që rruga e fshatit të tyre të ketë emrin e “Agron Mehmetit”, dëshmorë i këtij fshati. Ndërsa që kjo rrugë është emëruar me emrin e një dëshmori tjetër ‘Sokol Elshani’, dëshmor i fshatit Krajkovë të Drenasit.

17105613_1493515727348227_56303408_n