Banorët kërkojnë largimin e kontejnerëve përgjatë parkut në rrugën B

20.07.2018 16:10:14
Banoret e lamelës 12 dhe 13 në rrugën ‘Hyzri Talla’ në ‘Bregun e diellit’ në Prishtinë kërkojnë dislokimin/largimin e kontejnerëve publik përgjatë parkut/shëtitores pranë rrugës B, me saktësisht afër lodrave te fëmijëve.

Banorët kanë dhenë disa arsyeje që këta kontejner duhet të largohen urgjentisht nga aty, shkruan lajmi.net.

“Platforma e këtyre kontejnerëve është vendosur para tre viteve kur rregullohej parku pa konsultim me banoret. Ne banoret kërkojmë nga komuna që kontejnerët te largohen nga kjo hapësire, për shkak të : 1. Rrezikut të shëndetit të banoreve dhe fëmijëve në parkun e lodrave për shkak të distancës se vogël me objektin e banimi dhe parkut (mushkonja gjate gjithë kohës dhe gazëra nga mbeturinat e hedhura si në fotot e bashkangjitura) 2. Dëmtimit te gypit furnizues të ujësjellësit disa herë nga kamioni i mbledhjes së mbeturinave për shkak të lokacionit (rrugës qorre) dhe vështirësisë së kamionit për tu kthyer prapa; 3. Zhurmës së madhe të mbledhjes së mbeturinave pas mesnate. Ne si banorë kërkojmë që këta kontejnerë të vendosen në anën e majte te rrugës Hyzri Talla afër kyçjes ne rrugën B (shih foton e bashkangjitur). Vendosja e kontejnerëve ne këtë lokacion do ta eliminonte rrezikun e shëndetit te banoreve”, thuhet në kërkesën e këtyre banorëve drejtuar Komunës së Prishtinës në Platformën digjitale. Por, Komuna nuk i ka publikuar fotografitë e banorëve të cilët ia kanë bashkangjitur kësaj kërkese. Kërkesën në komunë në ermë të banorëve e ka drejtuar Majlinda Bajraktari.